Google Maps me aplikacion të ri

Google Maps është një ndër opsionet më të përdorura nëse ndodhemi në një destinacion të panjohur më parë. Prezenca na ndihmon  që të marrim informacione, deri në arritjen te destinacioni i duhur, në të ardhmen pritet të bëhet edhe më i lehtë.

Shumë shpejtë, mund të shfrytëzohet i ashtuquajturi realitet i zgjeruar, si pjesë e një aplikacioni që jet direktiva.

Krahas mundëisë ‘Directions’, do të shfaqet edhe ‘’Start AR’ që ka të dhëna për lokacionin ku ndodheni. Klikimi në të, do të ofronte mundësi të gjetjes së hapësirës së dëshirua dhe pamundësimit të humbjes së rrugës.

Wall Street Journal ka bërë të ditur, se sistemi po testohet në disa grupe të vogla në beta, para se të lansohet dhe të jetë në dispozicion për të gjithë.