Google mbyll shërbimin “Goo.gl URL”

Në fund të këtij viti, Google do të ndalojë përdoruesit e rinj të krijojnë linçe të shkurtra me anë të shërbimit Goo.gl URL, mirëpo linçet do të vazhdojnë të punojnë për njëfarë kohe.

Përdoruesit e tanishëm do të lejohen të vazhdojnë përdorimin e Goo.gl për të parë se sa njerëz po klikojnë lidhjet e tyre, por përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të krijojnë URL të reja të shkurtra. Pas një viti, përdoruesit ekzistues do të mbyllen.

Google thotë se do të vazhdojë të rimodelohet, por përfundimisht nuk do të vazhdojë të kryejë shërbime që harxhojnë para, por nuk bëjnë para. /Telegrafi/