Grabitet banka brenda godinës së një biznesi në Tiranë

Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, rreth orës 04:30 të mëngjesit. Autorët kanë kërcënuar rojën, ndërsa kanë marrë kasafortën e bankës dhe paratë që ndodheshin në filial.

Pika e bankës që u grabit ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës dhe raportohet se ndodhej brenda një biznesi. Këto janë filiale të vogla që qëndrojnë brenda bizneseve për të mbledhur lekët.

Mësohet se pas rënies së alarmit, policia ka mbërritur, por autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë. l.h/ dita

Lini një Përgjigje