Grabitet me maska dhe armë shtëpia e biznesmenit

Një tjetër grabitje me armë dhe me maska është regjistruar paraditen e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen SMT të Fushë-Krujës. Persona me armë dhe maska kanë hyrë në shtëpine e Isuf Çelës, rreth 65 vjeç dhe kanë grabitur një shumë parash që ende nuk dihet. Isuf Çela ka një biznes rregullimi elektroshtëpiakesh.

Njoftimi i Policisë për grabitjen:

Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Punëtori”, në Fushë-Krujë disa persona ende të paidentifikuar, dyshohet njëri prej tyre me armë, kanë hyrë në banesën e një shtetasi dhe kanë grabitur një sasi lekësh.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.