Grabitet një pikë e dhënies së kredive, dyshohet për të plagosur

0
246

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Raportohet se në lagjen “Komuna e Parisit” është grabitur një pikë e dhënies së kredive të vogla.

Bëhet fjalë për kompaninë “Noa”. Nga të dhënat e para dyshohet se gjatë grabitjes kemi edhe persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Shuma e grabitur nuk dihet ende.