Grabitja e Rinasit, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

0
257

Pasi 1 viti në kërkim janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia në Shqipëri për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas ku u morën rreth 6 milionë euro.

Në operacionin për arrestimin e tyre janë përfshirë 300 forca policore.

Njoftim

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit/Tch.