Grabitja “ëmbël”: Një djalë vodhi 20 ton çokollata

0
47

Kjo ndoshta është grabitja më e “ëmbël”.

Një i ri ka grabitur me kamion një sasi prej 20 ton çokollatash. Ngjarja ka ndodhur në Austri, ku personi me kamion ishte prezantuar si përfaqësues i një firme, e cila kishte porositur çokollata në Belgjikë.

Kamioni ishte me targa çeke dhe nëpërmjet mashtrimit arriti që të merrte sasinë e embëlsirave.

Më vonë, firma e çokollatës zbuloi se dokumentet me të cilat ishte prezantuar kamioni ishin të falsifikuara.

Çokollatat kapnin një shifër prej 50 mijë eurosh.

Tani autoritetet po kërkojnë autorin e këtij krimi.