Grabitja në një institucion mikrofinanciar, policia arreston të dyshuarin

0
343

Në Komunën e Drenasit sot ka ndodhur një grabitje me armë zjarri në një institucion mikrofinanciar.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka bërë të ditur se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parashë.

”Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Policia e Kosovës në Komunën e Drenasit, ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar, i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar”.

”Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkepunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”.