Grabitje e armatosur në Ferizaj, dyshohet për vjedhjen e dhjetëra mijëra eurove

Para pak minutash në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Dyshohet se janë vjedhur dhjeta mija euro. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Megjithëse ai nuk ka pranuar të jap shumë informacione, GazetaBlic mëson se janë vjedhur afro 40 mijë euro.

“Po mund të konfirmoj se një grabitje ka ndodhur. Por, nuk kemi më shumë informata, raporti po bëhet gati” i ka thënë shkurt Gazetës Blic zëdhënësi Gashi.