Grabitje e armatosur në Ferizaj: Plaçkitësi gjuan me armë zjarri ndaj punëtorit

0
341

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar ta grabisin një auto-sallon në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, por kanë dështuar.

Dy plaçkitësit kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj punëtorit që ishte në auto-sallon duke punuar, por për fat të mirë nuk ka qëlluar trupin e tij, por pajisjen kompjuterike dhe tavolinën.

Policia e Kosovë ka informuar për rastin dhe ka deklaruar se është duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte në auto-sallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryejnë grabitje. Njëri nga të dyshuarit gjatë tentimit të grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net