Grabitje e armatosur në një bankë në Çagllavicë

Rreth orës 15:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke në Çagllavicë.
Pas marrjes së këtij informacioni policia është duke i marrë gjitha veprimet operative dhe duke bërë hetimet në drejtim të zbardhjes së rastit.
Sipas hetimeve të para dyshohet se grabitjen e kanë kryer katër persona të armatosur njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia ka arritur ta identifikojë makinën.

Lini një Përgjigje