Grabitje e armatosur në një pompë të benzinës në Podujevë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, në pompën e benzinës “Apollonia” në rrugën ish- “Brigada”në Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi.
Sipas tij, plaçkitësit kanë marr një shumë të të hollave dhe  cigare, ndërkaq deri tani nuk ka persona të arrestuar.
“Ka ndodhur një incident në rrugën ish ‘Brigadat’. Rasti është raportuar në orën 04:20. Disa persona të dyshimtë nën kërcënim e armës kanë marr disa mjete monetare dhe disa pako cigare. Nuk ka persona të lënduar. Rasti është nën hetime”, ka thënë Bislimi./telegrafi/