Grabitje e armatosur në një restorant në Prishtinë

Përmes raportit 24 orësh policia ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 23:12 një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në një restorant, aty brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 23:12 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, bëhet e ditur në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante të policisë, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.