Grabitje e armatosur te ‘Santea’ në Prishtinë, Policia arreston disa persona

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në mesnatë, në lagjen Dardania në Prishtinë, konkretisht te Santea.
Telegrafi mëson se cak i grabitjes ka qenë një supermarket.
Grabitësit kanë shtënë me armë, ndërkaq kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë, të cilët kanë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë pjesë e grabitjes.
Nga vendngjarja mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Lidhur me rastin, Policia nuk ka dashur të japë detaje të tjera. /Telegrafi/