Grabitje me maska e thika në Podujevë

Një grabitje ka ndodhur të shtunën në Podujevë, ku persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë për të vjedhur në një market.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Podujevë, ku policia bën të ditur se ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market, persona të maskuar dhe me thika në duar e kanë kërcënuar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se tre persona të maskuar me thika në duar kanë hyrë brenda në një market duke kërcënuar viktimën”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq në vendin e ngjarjëes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.