Grabitje në Florida, katër të vrarë (pamje nga ndjekja e policisë)

Një grabitje e armatosur në shtetin amerikan të Floridës ka lënë 4 persona të vrarë.

Ngjarja u regjistrua të enjten pas orës 16 në komunën e Brauwrdit.

Policia u sinjalizua për 2 autorë që kishin tentuar të hynin me forcë në një argjendari, çka bëri që ato të mbërrinin në vendngjarje brenda pak çasteve.

“Autorët shkëmbyen zjarr me pronarin e dyqanit. Kur ne mbërritëm, ata u munduan të largohen duke grabitur një furgon të shërbimit postar UPS dhe morën peng edhe shoferin,” deklaroi shefi i policisë së zonës.

Një kolonë e gjatë automjetesh të policisë dhe ambulancash u vunë në ndjekje të autorëve, duke manovruar rrezikshëm sipas lëvizjeve të autorëve.

Ndjekjes iu dha fund kur furgoni i autorëve hasi në trafik.

Për shkak se autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, forcat e rendit hapën zjarr duke vrarë të dy autorët.

Të vdekur mbetën edhe shoferi i furgonit të rrëmbyer dhe një kalimtar që vëzhgonte ngjarjen.

Policia shprehu keqardhje dhe njoftoi se po heton qitjet që lanë të vrarë dy qytetarët e pafajshëm./oranews

Lini një Përgjigje