Grajqevci flet nga Kroacia: “Do ta bëjë më të mirën tek Osijeku”

Klubi i FC Drenicës, ka njoftuar se futbollisti i tyre Atdhe Grajqevci, është nisur për në Kroaci – ku do të testohet nga klubi i FC Osijek për kualitetet e tij.

Zyrtarët e klubit të Drenicës kanë rënë dakord që lojtari i tyre të stërvitet me skuadrën kroate FC Osijek, shkruan GazetaBlic.

Atdhe Grajqevci në prova në FC Osijek të Kroacisë edhe pse para një jave arriti  marrëveshje me FC Drenicën.

Ai është në Osjek me insistimin e klubit dhe menaxherit Lek Kqira.

Ndërkaq këtë e ka konfirmuar edhe vet futbollisti Grajqevci, në një prononcim për  ‘GazetaBlic’:

“Po, menaxheri im Lek Kcita e ka mundësuar që t’i bëjë provat në klubin e Osijekut. Jam duke stërvitur me ekipin e parë – derisa të ulemi dhe të bisedojmë. Do të bëjë më të mirën dhe shpresojë të gjejmë gjuhën e përbashkët me klubin kroat”, tha Grajqevci për GazetaBlic.

“Falënderojë shumë klubin e Drenicës që më ka liruar të kryejë provat në Kroaci”, përfundoi futbollisti.