Gramoz Ruçi: “Marrja e kartelave elektronike, shembull i marrë nga Shqipëria”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në Forumin e organizuar nga “BIRN”  dhe “Internews Kosova” me Kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, tha se është e vështirë gjendja që po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, derisa po tentohet të votohet Marrëveshja e Demarkacionit.

Ai madje ka thënë se ka vërejtje për deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku ka thënë se ata duhet të marrin të mirat nga njëri-tjetri, e jo gjërat e këqija.
Ne shqiptarët duhet të marrim më të mirat nga njëri-tjetri e jo më të këqijat.
“Sot deputetët e Kosovës hudhën gazin dhe morën kartat elektronike, si ne të Shqipërisë”, përfundoi Ruçi.