Granit Xhaka e dërgon Arsenalin në finale

Arsenal ka eliminuar Chelsea-n për të kaluar në finale të Carabao Cup, ku do të luajë kundër Manchester Cityt.

Mesfushori Granit Xhaka ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për Arsenalin ndaj Chelseat, duke ia siguruar skuadrës së tij finalen e Carabao Cup.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Eden Hazard, por vendësit u rikthyen me golat e Rudiger (autogol) dhe Granit Xhakës.

Arsenal në finale kalon me rezultat 2:1 pas dy ndeshjeve, sepse ndeshja e parë në Stamford Bridge kishte përfunduar baras 0:0.

Në finalen e Carabao Cup në Wembley, Arsenal do të luajë ndaj Manchester Cityt, që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Bristol Cityn.