Granit Xhaka refuzon të transferohet te Interi

Granit Xhaka ka refuzuar të transferohet te Interi, në formë shkëmbimi me Christian Eriksen.

Sipas mediave italiane, futbollisti kosovar po dëshiron të qëndrojë te Arsenali, transmeton Sinjali Sportiv.

‘Calciomercato’ ka raportuar se Inter ka biseduar me përfaqësues të Xhakës dhe të cilët kanë konfirmuar se futbollisti nuk dëshiron të largohet.

Tani Inter është duke menduar për një opsion tjetër, e që pritet të jetë mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante.