Grenell nuk e komenton vendimin e Kurtit për heqjen e plotë të tarifës

0
217

I dërguari special i SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, nuk ka pranuar të jap përgjigje në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se nësër do ta heqë tërësisht tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake.

I pyetur nga gazeta “Zëri” se a e përkrah vendimin e Qeverisë për heqjen e tërësishme të tarifës dhe zëvëndësimin e saj me reciprocitet, si dhe a ka garancë se dialogu do të fillojë pas heqjes së kësaj tarife, nga Zyra e Grenellit, kanë thënë se aktualisht i dërguari special nuk është i qasshëm për asnjë intervistë në këtë kohë.