Grenell: Taksat e amerikanëve shkojnë huq duke financuar UNMIK’un, duhet të mbarojë

0
209

Ish i dërguari special i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është bashkuar idesë për përfundimin e mandatit të UNMIK në Kosovë.

Dje gjatë mbledhjes së OKB’së në Këshillin e Sigurimit, i dërguari i SHBA’ve tha se misioni i UNMIK’ut duhet të përfundojë.

Kurse këtë e ka pohuar edhe Grenell, përmes një postimi në Tëitter ai tha se UNMIK është ‘’humbje e taksave amerikane dhe duhet të ndryshohet drastikisht ose të shuhet.’’

“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”shkroi Grenell.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përfaqësoi dje vendin në OKB kërkoi gjithashtu përfundimin e misionit të UNMIK./gazetametro.net