Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritetet kryesor i administratës Trump

Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jeruzalem.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe vet ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump, shkruan lajmi.net.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën vëzhgimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA-së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar në fillim të shtatorit.

Ndërkohë që të hënën delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet me udhëheqësit e lartë të qeverisë kosovare.

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1307755810697732097?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1307755810697732097%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button