Greqia miraton Marrëveshjen e Prespës

Parlamenti grek ka miratuar marrëveshjen historike të Prespës që e njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut, duke i dhënë kështu fund konfliktit 27 vjeçar, raporton BBC.
Në Athinë sot u miratua emri për “Maqedoninë Veriore” me 153 vota pro e 146 kundër.
Me këtë rast jashtë parlamentit kishte protesta.
Grekët kanë hedhur poshtë emrin e Maqedonisë që nga pavarësia e saj më 1991, pasi ka një rajon me të njëjtin emër.
Javë më parë e njëjta marrëveshje ishte miratuar edhe në Parlamentin e Maqedonisë.