Greva në arsim dhe fyerjet ndaj mësimdhënësve!

Shkruan: Burim Gjaka
Fillimisht e di që lidhur me temën të cilën do e trajtoj këtë  herë do të kem edhe kundërshtime  të cilave do të mundohem t`u jap përgjigje  paraprakisht në këtë shkrim, por gjithsesi duke shpresuar që edhe idetë kundër të jenë të arsyeshme dhe të argumentuara. Arsyeja pse pres kundërshtime është ngase opinjoni në këtë vend është indoktrinuar me bindje jo të mira ndaj arsimit në përgjithësi, duke pasur edhe shumë  herë drejtë dhe arsye, porse, fajtor pse është kjo gjendje janë shumë faktor, e prej tyre më së paku janë mësimdhënësit dhe nxënësit. Të jemi të qartë në këtë publikim unë merrem me mësimdhënsit dhe asesi me udhëheqësit e SBASHK-ut të cilët kaherë e kanë humbur hapin, ngase fajtor pse ekzistojnë këto fyerje ndaj mësimdhënësve janë ata, të cilët janë mësuar të bëjnë hajgare me greva një orëshe e dy orëshe, pa i quar asnjëherë deri në fund proceset.
Jam i bindur plotësisht se gjendja në arsim nuk është në nivel të kënaqëshëm, e po ashtu jam i bindur se kjo gjendje nuk mund të ndryshoj as me këtë qasje. Është e papranueshme kjo qasje e komunitetit prindror dhe opinjonit të gjër karshi mësimdhënësve.  Natyrisht se pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, është pse cilësia ëshëtë në nivel kaq të ulët në arsim?, duke anashkaluar dhe harruar gjithmonë edhe sukseset e shumë të rinjëve që arrin shumë në shkencë, brenda dhe jashtë vendit dhe dalin nga po këta mësimdhënës, të cilët i mbytëm duke i sha e duke i kryqëzu, thuajse kanë bër ndonjë mëkat të jashtëzakonshëm, pse po i kërkojnë të drejtat e tyre.
Nuk mund të pritet cilësi më e madhe në arsim përderisa arsimi drejtohet nga njerëz të cilët nuk e dinë atë dhe nuk kanë si piknisje ekspertizën arsimore por bindjen politike;
Nuk mund të ketë cilësi në arsim duke bër eksperimente të çfardo lloji siq është rasti i kurrikulës, pa asnjë përgatitje paraprake, pa tekste e pa materjal mbështetës administrativ;
Nuk mund të ketë cilësi në arsim duke i trajnuar mësimdhënësit me dekada dhe mandej duke i zhvlerësuar ato trajnime komplet;
 Nuk mund të ketë cilësi në arsim me këto fakultete të edukimit ku secili student diplomon brenda 4-viteve pa kurfar kriteri, e bile edhe duke diplomuar nga 50-60 kandidatë brenda dite, te i njëjti komision;
Nuk mund të ketë cilësi në arsim duke i ndërruar udhëzimet administrative dhe normativët pa asnjë hulumtim dhe arsye  sa herë që dikush i afërm i zyrtarëve të ministrisë mbetet pa punë;
Nuk mund të ketë cilësi në arsim përderisa nuk ka vlerësim të përformancës së mësimdhënësve, drejtorëve dhe të gjithë njerëzve të cilët merren me arsim;
Nuk mund të ketë cilësi në arsim me udhëzime e ligje të cilat ngritin në piadestal nxënësin dhe prindin, duke diskredituar dhe përulur mësimdhënësin, dhe   nuk mund të pritet ndryshim pozitiv përderisa ekziston gjithë kjo frymë e vrerë kundër mësimdhënsve.
 Nuk mund t`i akuzosh vetëm mësimdhënësit për cilësi të dobët përderisa MASHT-i asnjëherë nuk ka bër vlerësim të përformancës së tyre, dhe duke i trajtuar njëjtë edhe të suksesëshmit edhe të pasuksesëshmit, bile dështakët edhe duke i avancuar. Pra përgjegjësia më e madhe për këtë cilësi në arsim bie mbi MASHT-in për ta vazhduar më tutje me të gjitha institucionet tjera, e për të arritur deri të mësimdhënsi-prindi-nxënësi. Prandaj të dashur prindër mos harroni se edhe mësimdhënësit kanë fëmijë e jo vetëm ju, dhe mos pritni cilësi në arsim për derisa ju e portretizoni mësimdhënësin si hajn, papuntor, të pa dishëm, kriminel etj, ngase fëmiu juaj nuk do ta respektoj nesër një mësimdhënës të tillë dhe nga një mosrespekt i tillë nuk mund të pritet sukses e as cilësi më të madhe. Prandaj mjaftë!
Greva është e dhimbshme dhe mjeti i fundit për t`i realizuar të drejtat punëtorët, mirëpo nuk ka mbetur rrugë tjetër më këta udhëheqës aq të papërgjegjëshëm. Shumë marrëveshje tjera si p.sh. kontrata kolektive nuk janë realizuar asnjëherë, prandaj shpresa se mund të realizosh diçka me këta njerëz është e kotë. Pra greva është e domosdoshme dhe është e arsyeshme. Mësimdhënësit nuk mund të pranojnë  që në ligjin e pagave të renditen më ultë se shoferët e ministrive, këshilltarët, infermieret dhe teknikët medicinal me shkollë të mesme etj. dhe nuk do të kërkonin rritje koeficienti po mos të ishte gjithë ky lluks nga qeveritarët. Llogariteni kryeministrin me 35 këshilltarë,  qeverinë me 5 zavendës kryeministra, 80 zavendës ministra, 400 këshilltarë dhe pagat e tyre, mandej  ndalni akuzat ndaj mësimdhënësve dhe kuptojeni domosdoshmërinë e grevës.
MASHT-i duhet ta ngrit koeficientin e mësimdhënsve dhe mandej duhet ta rris kontrollin dhe llogaridhënjen në shkolla. Duhet rritur numrin e inspektorëve arsimor dhe duhet bër vlerësimin e vazhdueshëm të performancës së mësimdhënësve, pastaj konform kësaj performance të bëhet pagesa dhe natyrisht të ndodhin edhe avancimet edhe ndëshkimet.
Prindër të dashur dhe ju zotrinjët  e MASHT-it, mos na fyeni dhe akuzoni, sepse ne duhet te ne duhet të jemi bashkë. Kur po kemi suksese po mburreni edhe ju edhe ne, prandaj edhe përgjegjësinë për këtë gjendje në arsim e kemi bashkë, vetëm se dikush ka përgjegjësi më të madhe e dikush më të vogël.

Lini një Përgjigje