Grida Duma mesazh të qartë Bashës: Është koha të krijojë një ekip të qartë, përndryshe…

Deputetja e PD, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” ka komentuar ndryshimet e Minstrave në kabinetin “Rama”.
Ndërkohë e pyetur nëse emri i saj në listën e anëtarëve të kryesisë së PD, është preferencial nga ana e Bashës, ajo është shprehur se ajo ka një vlerësim shumë të madh nga e gjithë Partia Demokratike dhe se ky kandidimi nuk ka lidhje me raportin me Bashën.
“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD, nuk është çështje me Bashën por është meritën e njeriut dhe kontributit në PD… Ndihem e vlerësuar për kandidaturë. Shpresoj që të ofrohet garë e duhur për fituesin e vërtetë, sepse ata që vijnë nga fitues nga gara e vërtetë, atëherë do kenë suksese. Por nëse e vlerëson vetëm kryetari, nuk kthehet fitues”, u shpreh Duma
Ndërkohë këtij të fundit ajo i ka dhënë një mesazh, duke u shprehur se është koha që ai të qartësojë ekipin e tij, sepse përndryshe njerëzit do vazhdojnë të kërkojnë e të shtojnë pyetjen: ‘kush’.
“Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush , kush , kush”, tha ajo.
“Unë s’kam nevojë për poste në parti. Nëse do votohem nesër në Kryesinë e PD, hyj tek njerëzit e besuar dhe sigurisht që do bëj maksimumin, siç e kam bërë gjithmonë. Unë bëj opozitë, nuk besoj se është funksioni partiak ai që i jep motivimin një njeriu. Kam besimin e demokratëve dhe padyshim që duhet të përmbush funksionet e mia”, u shpreh Grida Duma.
Arian Çani kishte përgatitur edhe një intervistë me përgjigje tre opsione, “Më mirë, më keq apo për dreq”, ndërsa përballë Dumës ka vendosur fotot e ministrave të vjetër me ato të rinj që i zëvendësuan, duke kërkuar mendimin e saj lidhur me këto zgjedhje.
Ajo tha se në fakt e gjithë qeveria e re është për dreq pasi është qeveri teknike në kohë krize.
“E gjitha është për dreq se është qeveri teknike krize”, tha Duma.
Zëvendësimin e Senida Mesit me Erion Braçe, si zv. kryeministër, deputetja demokrate u shpreh se ishte një zgjedhe e mirë dhe se sipas saj, Braçe duhej të ishte vendosur edhe më parë në atë post. Por ndërkohë, nuk i ka kursyet “thumbat” kur tha se sërish, Rama e përdor si kapak pusete.
“Më mirë, sepse Braçe është figurë politike shumë e gjatë, përfaqëson një pjesë të palcës së PS dhe se defekti i Ramës ishte se është mbushur me ministra teknicien. Por në fakt Braçen e ka përdor si kapak pusete dhe ka thënë që ky ‘s’ka asgjë në dorë, dhe unë mbyll diskursin nëse kam qeveri teknike apo jo’. Mund ta kishte vënë edhe më par them unë”, u shprej ajo.
Sakaq, zëvendësimin e Edi Ramës me Ditmir Bushatin e ajo e cilësoi “për dreq”, duke thënë se nuk ka fare diskutim për këtë ndryshim.
Pjesë nga intervista, ja si i cilëson Duma ndryshimet:
Senida- Braçe- Më mirë, sepse Braçe është figurë politike shumë e gjatë, përfaqëson një pjesë të palcës së PS dhe se defekti i Ramës ishte se është mbushur me ministra teknicien. Por në fakt Braçen e ka përdor si kapak pusete dhe ka thënë që “ky s’ka asgjë në dorë, dhe unë mbyll diskursin nëse kam qeveri teknike apo jo”. Mund ta kishte vënë edhe më par them unë
Gjiknuri- Balluku- Më mirë Balluku, ka periudhë të gjatë në ekzekutiv, Gjiknuri është në një sërë aferash korruptive, në dëshmi themi, politikisht se unë nuk jam gjykatë.
Ahmetaj-Denaj- Për dreq nuk është, më mirë nuk është… zonja është pjesë e ekspertëve në ekonomi, por edhe ministri që s’ka qenë pjesë e ekonomisë e ka qarë këtë ministri… pra më mirë, se është në respekt të zonjave
Nikolla- Shahini-  Më keq sepse nuk është në politikë, dhe se ministrja që iku duhej të mbante përgjegjësi
Kumbaro-Margariti- Për dreq
Qato-Shalsi- Për dreq, Shalsi përdoret si kapak pusete
Pelkeshi-Çuçi-Për dreq
Rama –Bushati- Për dreq, ku ka diskutim
Spiropali- Po lere tani, të shohim… se nuk e kemi krahasim këtë… por nëse ti do ta krahasosh me hiçin… (qesh)./Panorama/