Gruaja 70-vjeçare vdes pas rënies nga kati i katërt në Prishtinë

0
282
Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, në zonën e njohur si Rruga B, në Prishtinë.
Ajo ka rënë në beton dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ka thënë për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Bëhet fjalë për një grua të moshës 70-vjecare.
Sipas informatave fillestare thuhet se viktima ka shkuar për ta vizituar vëllain e saj dhe nga banesa e tij ka kërcyer.
Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, por hetimet e mëtutjeshme do t’i vërtetojnë shkaqet e një veprimi të tillë.
Viktima quhej S.M. Pas vetes i ka lënë tri letra, të cilat po i hetohen nga Prokuroria, ka bërë të ditur Beka.