Gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës në veri

Policia e Kosovës është duke intervistuar gruan e kryeterroristit serb, të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar të enjten se gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.

Ajo po intervistohet në stacionin policor në veri.

Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

Kosova e akuzoi Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por Beogradi zyrtari i mohoi akuzat.

Pak kohë pas sulmit, përgjegjësinë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lini një Përgjigje