Gruaja goditet nga makina derisa po kalonte rrugën duke shikuar në telefon (video)

Një grua është filmuar përderisa u godit me makinë duke kaluar rrugën në Sidnei të Australisë.

Ajo ishte duke shikuar në telefon përderisa po kalonte rrugën, duke mos e vërjetur makinën e cila po kalonte.

Pamjet në kamerë shihen qartë momenti dridhërues kur vajza e cila po kalonte rrugën goditet me makinë duke e lënë të shtrirë në rrugë, raporton “Daily Mail”.

Nga matja e shpejtësisë tregohet se shoferi ishte në gjendje të ngadalësonte makinën nga 48 km për orë në 42. Këmbësoret e tjerë reagon shpejtë duke i ndihmuar vajzës, transmeton lajmi.net.

Shikuesit e videos kanë kritikuar vajzën duke thënë se ajo është dashur të rishikoj përreth saj e jo të shikoj në telefon.