Gruaja nga Malisheva rrahet brutalisht nga tre fqinjët e saj

0
98

Në fshatin Lubizhdë të Komunës së Malishevës, një femër është rrahur brutalisht nga tre fqinj të saj.

Media mëson se rasti ka ndodhur në ora 12:30. Tre meshkujt, babai me dy djemtë e tij(( Ahmet Kilaj, babi, Leutrim dhe Fitim Kilaj, bijtë e Ahmetit), kanë sulmuar viktimën femër, fqinjën, Lirie Kilaj.

Viktima kishte shkuar të kërkonte borxhin prej 5600 eurove, të cilin para disa kohësh ia kishte marrë Ahmet Kilaj për të luajtur bixhoz.

Sulmuesi që disa kohë i kishte premtuar se do ja kthente por asnjëherë nuk e kishte kryer obligimin.

Lire Kilaj është një grua e divorcuar, që jeton me vajzën e saj tek vëllai në Lubizhdë. Ajo jeton me asistencë sociale dhe nuk burim tjetër të të ardhurave.

Ajo kur kishte shkuar në shtëpinë e Ahmet Kilajt, ai së bashku me dy djemtë e tij kishin rrahur atë.

Menjëherë pas rastit, Lirie Kilaj kishte paraqitur rastin në Polici të Kosovës. Zyrtarët policor kishin arrestuar të tre sulmuesit por pas 40 minutave që të tre ishin liruar në procedurë të rregullt, pa asnjë masë ndëshkimi.

Viktima e ka paraqitur rastin në Inspektorat dhe tash rasti është në shqyrtim. Ajo ka pranuar tremtan mjekësor dhe nuk është në gjendje të mirë.