Grubi largon flamurin e Serbisë, kallen serbët (Video)

Përfaqësuesit e Parlamentit të Serbisë në konferencën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës nga platforma ku qëndronin flamujt e shteteve anëtare të BE-së si dhe vendeve të Ballkanit.

Deputetët Kosovarë reaguan duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos që të largohen gjithë flamujt.

“Kishte reagim nga delegacioni i Serbisë deri te sekretariati i konferencës në lidhje me flamurin e Republikës së Kosovës, i cili po ashtu ishte vendosur këtu pas çka sekretariati i largoi të gjithë flamujt të të gjithë vendeve pjesëmarrëse në konferencë dhe në këtë mënyrë u zgjidh kjo situatë sipas kërkesës së tyre. Sipas gjykimit tim kjo është e palogjikshme duke marrë parasysh atë që tha edhe z. Vajgëll në konferencë se një ditë edhe Serbia por edhe Kosova do të bëhen vende anëtare të BE-së” – deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së ./Ina-online/