Grupi Parlamentar i LDK-së merr një vendim për ofertën e Kurtit

0
224

Ndërkohë që pritet të nis takimi mes Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaci, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sapo ka marrë një vendim.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda LDK-se se grupi parlamentar kanë marrë vendim që të mos e pranojnë ofertën e Albin Kurtit.

“Grupi paralametar vendosi që të refuzojë ofertën e kurtit port ë vazhdoj me negociatave për arritjen e një kompromisi”, tha ky burim.

Pas kësaj pritet që për këtë vendim të grupit parlamentar të dal me nje qendrim kryesia e cila ende ndodhet në takim.

Deputeti i LDK Armend Zemaj pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet mbi zhvillimet fundit rreth emrave të ministrave për Qeverinë e ardhshme.

“Nuk është befasi video-mesazhi”, tha shkurt Zemaj.