Gucati: Drejtësia t’i shkojë procesit të hetimit deri në fund

0
404

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot me anë të një komunikate për medie, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ndalimin e pensioneve të 19 mijë veteranëve të luftës së UÇK-së.

Njëkohësisht ata përmes komunikatës kërkuan nga institucionet e drejtësisë që hetimit të këtyre listave t’i shkohet deri në fund.

Në një prononcim për Fokusi.info, kryetari i kësaj Organizate Hysni Gucati tha:

“Ne i gëzohemi vendimit të gjykates lidhur me mos ndaljen e pagave për veteranët e luftës, por njëkohësisht ne e mbështesim gjykatën për hetimin e listave të veteranëve të luftës së UÇK-së”.

Po ashtu ai kërkoi që procesit të hetimit, institucionet e drejtësisë t’i shkojnë deri në fund.

“Ne kërkojmë që gjykata ta ftojë secilin veç e veç dhe të shikohet aty ku ka keqpërdorime të statusit të veteranit, të përmirësohen dhe ndëshkohen”.