Habibe Duraki, nënkryetare e një komune të Belgjikës

Shqiptarët janë të shpërndarë kudo në botë, e disa kanë arritur edhe pozita udhëheqëse në vendet ku jetojnë.

Habibe Duraki është një prej tyre. Ajo është nënkryetare në Komunën Evere në Belgjikë, shkruan albinfo.ch.

Por synimi i Durakit nuk ndalet me kaq. Ajo tashmë është zyrtarisht kandidate për zgjedhjet rajonale të Brukselit, më 26 maj të këtij viti, nga radhët e Partisë Socialiste belge.

Në kuadër të fushatës, ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e bashkatdhetarëve.

“Në zgjedhjet komunale u zgjodha e para dhe e vetmja femër nënkryetare në Belgjikë, falë mbështetjes tuaj! Prandaj, ju ftoj që ta shpërndani posterin tim. Mos hezitoni të më mbështesni, çdo ndihmë dhe inkurajim është i mirseardhur. Na votoni të gjithëve, na mbështetni”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të zgjedhjeve lokale, nacionale dhe atyre europiane, të cilat do të mbahen më 26 maj do garon edhe Habibja si pjesë e Partisë Socialiste Belge.