Hahn nesër viziton Kosovën

Komisionari Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të arrijë nesër për vizitë në vendin tonë.

Tash për tash është paralajmëruar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, por nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimeve.

Ndryshe, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmëri heqjen e taksave në momentin që Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur.