Hajnat vjedhin dhe e djegin një shtëpi

Shtëpia e pabanuar në fshatin Kerstovc të Pejës është djegur pak minuta pasi hajnat kryen vjedhje në të.

Raporti i policisë për ngjarjen sqaron se hajnat kishin depërtuar në shtëpi nga dritarja dhe pasi kishin marrë disa gjëra kishin vendosur ta digjnin shtëpinë.

Njoftimi zyrtar sqaron se zjarri ishte vërejtur në mesnatë nga një patrullë e policisë

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se persona të dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur derën e hyrjës të asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes” thuhet në njoftimin e policisë./Kallxo/