Hajni i maskuar grabiti mbi 2 mijë euro te QTA-ja në Mitrovicë, kapet në afat rekord

159

Rastet e grabitjeve përveç humbjeve po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te punëtorët që shpesh përballen me hajdutët. Me një rast të tillë janë ballafaquar mbrëmë edhe disa të rinj që po punonin në marketin QTA në Mitrovicë, që mbrëmë ishte cak i grabitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person i maskuar, ka arritur të hyjë në market dhe nën kërcënimin e armës, ka kapur të gjitha paratë që ndodheshin në arkë, dhe më pas është larguar. Sinjali mëson se shuma e parave që u grabitën është rreth 2 mijë euro.

Grabitja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ka hyrë në lokal, ku mori pazarin ditor dhe më pas u largua në këmbë. Ndonëse tentoi të ikte, pas një periudhe të shkurtër, policia ka arritur ta kap të njëjtin.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për një 40-vjeçar, F.R., i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.