Hajni kapet duke vjedhur në një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Komoran të Drenasit.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit gjatë kontrollimit iu ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë.