Hajni vjedh me lehtësi paratë e xhamisë, hoxha i Drenasit publikon pamjet

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu ka publikuar pamje të një personi duke vjedhur paratë që ishin mbledhur në kasafortën e xhamisë për mirëmbajtje të saj.

Musliu thotë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, dhe se për këtë rast e ka njoftuar edhe policinë e Kosovës.

”Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar”, ka shkruar ai./Fokusi.info/

Postimi i plotë:

Lini një Përgjigje