Haki Abazi godet Albulena Haxhiun: Dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve

119

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë një reagim të ashpër në Facebook në të cilën duket se godet edhe ministren Albulena Haxhiu.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, u raportua se ministrja Albulena Haxhiu po shikonte film në kuadër të aktivizmit kundër dhunës së grave.

E Haki Abazi, ka shtruar një pyetje të rëndësishme që duket se ndërlidhet me rastin: “A bëhet ndryshimi me festa ku zyrtarët kalojnë orë të tëra në gosti dhe jo në vende pune?!”

“Nuk ka alarm më të madh se ky për shoqërinë tonë, ky alarm po bie çdo ditë dhe gjithandej, e zyrtarit tymi nuk po i prishet.” – ka shkruar z. Abazi, por pa treguar se për cilin zyrtar bëhet fjalë.

Ai ka thënë se nuk do të dalë për të protestuar sepse kërkon të shohë “dorëheqje dhe arrestim të përgjegjësve”.

Statusi i plotë: