Haki Abazi kurrsesi te pajtohet me atë që e pret nesër, krahason mocionin me kohën e Millosheviqit

0
290

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një shkrimi në Facebook renditë një kronologji ngjarjesh që nga viti 1989 e deri më sot, duke vendosur një paralele mes ngjarjeve më të rënda në historinë e Kosovës dhe ngjarjes së nesërme, përkatësisht seancën për mocionin e votëbesimit.

Mbetet e habitshme një paralele e tillë, duke ditur se në Kosovë, në të shumtën e rasteve janë rrëzuar Qeveritë, madje ngjashëm kështu si në situatën mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, pra kur vetë partneri i koalicionit ka iniciuar mocion,transmeton periskopi.

Por, zëvendëskryeministri Abazi shkruan kështu:

Mars 1989 u suprimua Kushtetuta e vitit 1974 dhe autonomia e Kosovës me votën e deputetevë dhe nën kërcnimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mars 1998 u rrezikua ekzistenca e Shqiptarëve nga Serbia.

Mars 2020 po rrezikohet rendi demokratik dhe po përmbyset vullneti qytetarë dhe po bëhet grushtshtet.

Binomi Thaçi Mustafa janë duke rrezikuar seriozisht shtetesinë dhe mardhënjet me shtetet demokratike në botë.

Kërcnimi kundrejt Vjosa Osmanit njeriut më të votuar në LDK është kërcnim ndaj votës së lirë.