Halil Kastrati tregon se a ka pasur oferta nga partitë politike

0
210

Aktivisti humanitar Halil Kastrati, drejtor i shoqatës “Jetimat e Bllkanit” në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka folur për aktivitetin e shoqatës së tij dhe për lidhjet me politikën.

“Besoni ka disa subjekte, nuk po dua t’i përmend me emra, të cilat më kanë ftuar, por kam pasur siklet. Ka pasur të atillë që mu kanë gjendë afër gjtihë, edhe si në shoqatë, edhe si Halil, më ka ardhë shumë vështirë tu them jo”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se nëse hyj në politikë, i bjen t’ia kthej shpinën shoqatës, njerëzit irritohen, ndihmat ndalen, ka obligime tjera, e kam analizuar shumë dhe përfundimisht këtu ku jam jam shumë më afër popullit dhe nevojtarëve sesa në politikë.

“Nëse jam i popullit unë, edhe politikanët janë të popullit sepse populli i ka zgjedhë”.

Kastrati ka thënë se kanë arritur memorandume bashkëpunime me komuna të cilësdo parti, qoftë të PDK-së, qoftë të Vetëvendosjes apo ndonjë partie tjetër.

“Unë me vete kam pasur edhe këngëtarë, edhe sportistë, edhe politikanë, në çdo shtëpi ose banesë që përurohet mund të vijnë shumë njerëz”.