Haliti: PDK-ja për dy ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje

0
308

Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime.