“Hallakatet” Karaqeva, një tjetër aksion i Policisë së Kosovës

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se në orët e para të mëngjesit , zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar, më 18 shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone të tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët.