Hamza, Haxhiut: Ti je aq juriste e dobët sa krejt rastet gjykata t`i ka hedhur poshtë

Ministri i Financave Bedri Hamza, i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.
Ndonëse është paraparë që buxheti për vitin 2019-të të votohet në seancën e nesërme, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza  përgjigje se pse janë duke e shpenzuar buxhetin e viti 2019-të.
Me këtë rast ministri Hamza tha se kanë respektuar ligjin i cili ja lejon një gjë të tillë.
“Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësisë ka përcaktuar bazën ligjore kur ligji për ndarjet buxhetore nuk është në fuqi. Në përputhje me legjislacionin në fuqi në muajin janar buxheti është vënë në dispozicion në bazë të ligjit për ndarje buxhetore” tha ai.
Mirëpo deputetja Haxhiu nuk u ndal me kaq, ajo akuzoi ministrin Hamza se ka bërë vepër penale duke shpenzuar buxhetin.
“Është mirë që nenin të mos e lexoni të shkëputur nga paragrafët e tjerë që thotë që vetëm kuvendi mund ta zgjas ligjin për ndarje buxhetore nga viti i kaluar fiskal. A e ka bërë këtë kuvendi ju jeni duke shkelur ligjin për financa publike, ju po bëni vepër penale”.
Ndërsa  ministri Hamza, deputeten Haxhiu e konsideroi si juriste shumë të dobët.
“Ju jeni juriste edhe me ju ndi çka jeni tu fol tash sinqerisht është çudi, u befasova, nuk je ma e mirë se shumë juristë që e kanë interpretua. Mos e blloko ligjin në komision, mos i dëmto qindra mira pensioniste që mi marr pensionet me rritje, kryej punën, përgjigja jem mundet mos me t’pëlqye, ti je aq juriste e dobët sa krejt rastet gjykata ti ka hedhur poshtë se nuk ke lidhje me profesionin”, tha ai.

Lini një Përgjigje