Hamza tregon se kur do të jepen pagat me rritje

0
300

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”, njofton Klan Kosova.

“Ne e kemi planifikuar që për këtë vit, ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore, nëse e shikojmë buxhetin me kujdes te masa e pagave vjen 616 milionë”.

Në aspektin financiar edhe kostoja e ligjit është e mbuluar.

Hamza foli edhe për Projektligjin për Buxhetin, i cil tha se shpreson të kalojë pa ndonjë shqetësim.

Kurse, sipas amendamentit 57, i cili parasheh ndryshimin e nenit 32 të ligjit parasheh se Ligji për Paga hyn në fuqi 9 (nëntë) muaj pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”.

Pra, në muajin nëntor të këtij viti ky ligj hyn në fuqi.

Image