Hapet klinika dentare e mjekut shqiptar në Zvicër

Është hapur klinika dentare e mjekut shqiptar,  Dr. Orhan Musliu në Lozanë (Lausanne) të Zvicrës.
“Klinika është e pajisur me aparaturë moderne dhe të sofistikuar. Kjo klinikë ofron për pacientët, të gjitha punët specialistike, mjekime terapeutike, ortodontike, pedodontike, kirurgji orale dhe implantologji”, shkruan Albinfo.ch.
“Kjo klinikë udhëhiqet nga Dr. Orhan Musliu, i cili është nga Presheva. Ai Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurse studimet i vazhdoi në Tiranë, duke diplomuar në mjekësi, dega e stomatologjisë (1999-2004). Në Zvicër, Musliu është nga viti 2005, duke i vazhduar studimet, deri në vitin 2013, kur fillimisht mori licencën për stomatolog në nivel federativ në Gjenevë, kurse më pas mori edhe diplomën universitare për implantologji 2012-2013, në Saint-Etienne të Francës”, raporton albinfo.ch.
Siç është shprehur edhe Dr. Orhan Musliu, nga viti 2010 ka punuar në Ardentis Lausanne-Chauderon, derisa për katër vjet (2013-2017) ishte shef i kësaj klinike, duke qenë drejtues dhe përgjegjës i klinikës.
Hapësira e klinikës, përbëhet nga 437 m2, posedon dhe parkingje për pacientët.
Së fundi është bërë inaugurimi i klinikës, ku të pranishëm kanë qenë më shumë se 200 persona, njerëz publik, njerëz të profesionit, administrata komunale etj, etj.
Klinika dentare “Ardentis Renens” gjendet në adresen “Rue de Lausanne 49, 1020 Renens” dhe është e hapur nga e hëna deri të premten  prej orës 08:00-18:00.