Haradinaj: Albin Kurti është një mashtrues i mirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson deklaratave të Albin Kurtit për Gjykatën Speciale.

Ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka thënë se Kurti është një mashtrues i mirë.

“Pasi e kam parë [Kurtin] me flamur të Kosovës në stadium, kam dilema t’i besoj kësaj deklarate që nuk do ta njohë Gjykatën Speciale. Kam punuar një kohë më të, është mashtrues i mirë. Shembulli i flamurit tregon diçka. Pra është mashtrim”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se shpreson që Kurti të mos e heqë taksën 100 për qind për Serbinë, sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh dhe i pariparueshëm.

“Unë veç shpresoj që Albin Kurti që i rrëzonte kamionët e Serbisë tash të mos i lejojë t’i futë kamionët.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e Qeverisë së re.