Haradinaj-Albulena Haxhiut: Pse nuk na ftove në ekipin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës

Dje është mbajtur takimi i parë i Ekipit Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës. Ekipi Punues është themeluar që të adresohet ajo se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë kohës së luftës dhe që të dokumentohen në mënyrë të përbashkët edhe dëmet e shkaktuara.

Në këtë takim ishin të pranishëm gjithashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Mirëpo, i revoltuar është shprehur nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, i cili kërkon përgjigje nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se pse asnjë përfaqësues nga kjo organizatë nuk është ftuar të marrë pjesë.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu edhe një herë dëshmuan mosdurim dhe hidhërim me mos ftesë, përkundër faktit juridiko-administrativ për pjesmarrje në themelimin e Institutit për Krime Lufte. Pse përfaqësuesi i OVL- UÇK , nuk u thirr në takim për themlimin e këtij Instituti? Me këtë anashkalim, krijohen dyshime të thella për përmbajtjen dhe natyrën e themelimit dhe karakterin gjithpërfshirës të akterëve të propozuar, dhe se edhe pjestarët e UÇK-së i konsiderojnë kriminel, përkatsisht OVL-UÇK, apo çka?!

Kërkojmë zyrtarisht sqarim nga Ministria zonja ministre Albulena Haxhiu për mos ftesë, përkundër propozim vendimit dhe listimit të emrave për tu ftuar.

Lini një Përgjigje