Haradinaj: Amerika mbetet familja ime edhe kur nuk pajtohem me ta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për pretendimet se insistimi i tij për mos-heqjen e taksës 100 për qind po prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtet, dhe se Amerika ësthë familja e tij – andaj gëzon respekt të madh për të.
“Amerika është familja jeme, edhe kur ne nuk ndajmë mendimin e njëjtë, ajo është familja ime” ka thënë kryeministri.
Ai ka folur edhe për zhvillimet e ditëve të ardhshme, të cilat i cilësoi si dramatike.
“Dëshira ime është që t’i kryej disa detyra të rëndësishme për vendin, Buxheti është njëra nga to. Sa i përket taksës, e përsëris që është vendim sovran i Kosovës” ka thënë Haradinaj tutje.